Pagat e lojtarëve, Shaqiri lë pas shumë yje në Liverpool

"The Sun" ka raportuar pagat e lojtarëve të Liverpoolit.

Sport

27/02/2021 23:47

Derisa futbolli po përballet me humbje astronomike nga pandemia COVID-19, “The Sun” ka publikuar një artikull ku ka treguar detaje të pagës të secilit lojtar të Liverpoolit, transmeton lajmi.net.

Deri sa shumë njerëz mendojnë që profile si Alexander-Arnold ose Wijnaldum janë disa nga lojtarët më të paguar në Liverpool, ata gabohen.

Aktualisht Xherdan Shaqiri paguhet më shumë se të dy yjet, në fakt paga e Shaqirit tejkalon ato të Gomez dhe Origit.

Shaqiri fiton 80 mijë funte në javë dhe 4.1 milionë funte në sezon.

Mohamed Salah është futbollisti më i paguar nga “The Reds” me 200 mijë euro në javë dhe 10.4 milionë funte në sezon. Thiago Alcantara është i dyti me 192 mijë funte në jave dhe 10 milionë funte në sezon.

Firmino është lojtari i tretë me 180 mijë funte në javë dhe 9.3 milionë funte në sezon, i ndjekur nga Van Dijk me 180 mijë funte në javë dhe 9.3 milionë funte në sezon.

Lista e plotë e lojtarëve të Liverpool dhe pagat e tyre, javore si dhe sezonale./Lajmi.net/