‘Pacienti’ Bale

Tifozët e Real Madridit ende nuk kanë pasur rastin të shikojnë futbollistin më të shtrenjtë në botë, Gareth Bale, duke luajtur në formën e tij më të mirë fizike për gjigantin madrilen, ku erdhi gjatë verës nga Tottenham për rreth 100 milionë euro. Arsyeja është e thjeshtë. Ylli uellsian ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme dhe…

Sport

13/10/2013 13:00

Tifozët e Real Madridit ende nuk kanë pasur rastin të shikojnë futbollistin më të shtrenjtë në botë, Gareth Bale, duke luajtur në formën e tij më të mirë fizike për gjigantin madrilen, ku erdhi gjatë verës nga Tottenham për rreth 100 milionë euro.

Arsyeja është e thjeshtë. Ylli uellsian ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme dhe bëri vetëm një paraqitje si titullar për Realin në barazimin 2-2 me Villarrealin në La Ligë, ku edhe shënoi gol.

Bale është i dëmtuar edhe tani ku pas një problemi në kofshë, ai ka pësuar një lëndim në disk dhe fillimisht dyshohej se duhet të operohet por klubi ka sqaruar se ai nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Kurse, e përditshmja sportive spanjolle AS ka publikuar një statistikë të jashtëzakonshme – nga aspekti negativ – që tregon se Bale ka pësuar 27 dëmtime prej kur nënshkroi me Tottenhamin më 2007-08 e deri më sot, si anëtar i Realit.

Si rezultat i këtyre lëndimeve, ai ka munguar në 78 ndeshje zyrtare, 74 me skuadrat përkatëse dhe katër të tjera më përfaqësuesen e Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike verore Londra 2012.