Ambasadorët e QUINT’it u takuan sot me Kurtin për shkak të një takimi të rëndësishëm nesër në Strasbourg

Nesër në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg. Në postimin e tij në X, Kryeministri Kurti takimin e sotëm…

Lajme

06/05/2024 23:00

Nesër në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg.

Në postimin e tij në X, Kryeministri Kurti takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT’it e ka lidhur pikerisht me takimin e nesërm në Strasbourg.

“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth axhendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe BE-së dhe rikujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

Sidoqoftë s’dihet nëse nesër do të vendoset rreth çështjes së agjendës apo do të ketë hapësirë edhe më tej.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Lihtenshtajnit që kryeson me Këshillin e Evropës i ka thënë të hënën Gazetës Express se “rendi i ditës do të miratohet përfundimisht nga Ministrat e Jashtëm më 17 maj dhe do të bëhet publike pas mbledhjes së bashku me të gjitha vendimet që do të marrin ministrat”.