Ofendimet raciste ndaj Vinicius, shkon në shtatë numri i të arrestuarve
Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme në lidhje me incidentet e abuzimit racist në drejtim të yllit brazilian të Real Madrid, Vinicius Jr. Policia spanjolle tha se katër të rinj ishin arrestuar fillimisht pasi dyshohet se kishin varur një kukull me fanellën e Vinicius në një urë në Madrid gjatë muajit janar, ndërsa tre…
Sport
Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme në lidhje me incidentet e abuzimit racist në drejtim të yllit brazilian të Real Madrid, Vinicius Jr.
Policia spanjolle tha se katër të rinj ishin arrestuar fillimisht pasi dyshohet se kishin varur një kukull me fanellën e Vinicius në një urë në Madrid gjatë muajit janar, ndërsa tre të tjerë u arrestuan me dyshimin se ishin përfshirë në ofendimet raciste të drejtuara ndaj brazilianit në ndeshjen e fundit ndaj Valencias.
Incidenti me kukullën ndodhi në kryeqytetin spanjoll pranë qendrës stërvitore të Real Madrid përpara çerekfinales së Kupës së Mbretit kudnër Atletico Madrid më 29 janar. Në videot që u shikuan gjerësisht në mediat sociale, kukulla u shfaq së bashku me një pankartë ku shkruhej “Madridi e urren Realin”.
“Tre nga të arrestuarit janë anëtarë aktivë të një grupi radikal tifozësh të një klubi futbolli nga Madridi”, thuhet në deklaratën e policisë.
“Hetimi i kryer nga policia përmes provave të mbledhura, dëshmitarëve dhe kërkimeve dixhitale me burim të hapur, ndër të tjera, çoi në identifikimin e katër personave të dyshuar për krimin”.
Deklarata e policisë shtoi se tre tifozët që i përkisnin një grupi ultras ishin identifikuar më parë në ndeshje të klasifikuar si me rrezik të lartë. Tre të dyshuarit në incidentin e stadiumit Mestalla të Valencias janë të moshës 18 deri 21 vjeç dhe u arrestuan në tre lokacione të ndryshme.
Situata në lidhje me ofendimet raciste ndaj Vinicius Jr ka marrë përmasa të mëdha, aq sa ka ndërhyrë edhe shteti i Brazilit./Lajmi.net/