Bale po rikthehet në Premierligë

Real Madrid është duke shpresuar që ta rikthejë Gareth Balen në Angli.

Sport

25/04/2019 08:37

Real Madrid nuk llogaritë më në shërbimet e Gareth Bale, andaj në verë dëshiron t’i ndajë rrugët.

Sipas ‘Radioestadio’, skuadra spanjolle është duke pritur oferta nga Anglia, përcjell lajmi.net.

Real Madrid ka pranuar oferta edhe nga Kina për Bale, mirëpo po pret oferta nga Premierliga.

Uellsiani ka kohë që po lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu, ndërsa në garë për të janë Manchester United, Arsenal, Liverpool e Chelsea. /Lajmi.net/