Odegaard flet për objektivat e Arsenalit

Martin Odegaard u transferua tek Arsenali nga Real Madridi këtë verë, për shumën e rreth 30 milion eurove, në një kontratë pesë-vjeçare.

Sport

10/09/2021 22:44

Norvegjezi ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka treguar për synimet e ardhshme të klubit.

22-vjeçari pranon se synimi parësor i klubit është fillimisht rikthimi në futbollin evropian dhe pastaj të tentojnë fitimin e titullin të ligës dhe pse jo atë të Ligës së Kampionëve.

“Unë mendoj se për këtë sezon padyshim që ne duam të kthehemi në futbollin evropian, kjo do të ishte e rëndësishme për ne, për lojtarët, për klubin, për tifozët”, theksoi Odegaard.

“Ne duam të kthehemi në futbollin evropian dhe pastaj shpresojmë që me kalimin e kohës të fitojmë trofe dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe të fitojmë ligën brenda disa vitesh” shtoi norvegjezi. 

Odegaard u pyet gjithashtu nëse e sheh veten si një kapiten të ardhshëm të Arsenalit: “Do të ishte një nder i madh nëse do të vinte mundësia, por tani për tani jam duke u përqëndruar në të tashmen dhe duke përmirësuar paraqitjet e klubit,” përfundoi ai. 

Arsenali e luan ndeshjen e radhës në Premier Ligë ndaj Norwich nesër (e shtunë), me fillim nga ora 16:00. /Lajmi.net