Nuk është në planet e Klopp, mesfushori largohet pas gjashtë sezonesh nga ‘Anfield’

Adam Lallana luan nga viti 2014 me Liverpoolin, por duket se ky do të jetë sezoni I tij i fundit me këtë skuadër.

Sport

13/02/2020 20:37

Futbollisti nuk ka gjetur shumë hapësira nën drejtimin e Klopp dhe për këtë arsye pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Thuhet se në gjurmët e mesfushorit është vënë Leicester City, te cilët drejtohen nga Brendan Rodgers.

Pikërisht ky i fundit e ka drejtuar Lallanan kur ishte nën drejtimin e Liverpoolit dhe tani dëshiron ta marrë edhe te ekipi që drejton aktualisht.

Në fund të sezonit 31-vjeçarit i skadon kontrata me Liverpoolin dhe Leicestery mund ta marrë atë me parametra zero. /Lajmi.net/