Nuk është Arteta, Arsenal befason tifozët me trajnerin e ri
Arsenal ka mbyllur çështjen e emërimit të trajnerit të ri.
Sport
Unai Emery pritet të emërohet trajner i ri i Arsenalit.
“BBC Sport” raporton se ish trajneri i Paris Saint-Germain ka fituar duelin me Mikel Artetan – që konsiderohej favorit – për postin e pasardhësit të Arsene Wengerit.
Emery ka dalë si zgjedhje unanime pas procesit të intervistimit të kandidatëve nga drejtuesit e klubit nga Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”.
Emery do ta marrë drejtimin e Arsenalit pas largimit nga Paris Saint-Germain si kampion i Ligue 1. /Lajmi.net/