Nuk e duan Barcelona e as Arsenal, Suarez po kalon te gjiganti nga Serie A

Denis Suarez do të largohet në verë nga Barcelona.

Merkato

17/04/2019 12:55

Denis Suarez është aktualisht në huazim te Arsenal, gjersa Barcelona nuk e dëshiron rikthimin e tij.

Skuadra katalonase nuk llogaritë në shërbimet e mesfushorit spanjoll, gjersa atë nuk e duan as ‘Topçinjtë’, përcjell lajmi.net.

Arsenal nuk dëshiron ta marrë kartonin e tij, gjersa në sulm për Denis Suarezin është hedhur tani Napoli.

Skuadra italiane ka kohë që po e kërkon spanjollin, andaj për 35 milionë euro do t’i marrë shërbimet e tij. /Lajmi.net/