Nuggets eliminojnë Spurs, Toronto krijon epërsinë ndaj Philadelphia

Spektakli në fazën ‘Play Off’ në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, po vazhdon.

Sport

28/04/2019 08:08

Në një dramë që kërkoi plot shtatë ndeshje për të vendosur gjysmëfinalistin e konferencës perëndimore, ishin Denver Nuggets ata që eliminuan skuadrën e San Antonio Spurs, duke triumfuar me rezultatin 4:3 në ndeshje.

Nuggets arritën që mbrëmë të shënojnë fitore me rezultatin 86:90, për të arritur këtë sukses të madh, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, konferenca lindore mbrëmë shfaqi vetëm një ndeshje, atë mes Toronto Raptors dhe Philadelphia 76ers.

Kjo super ndeshje ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e konferencës lindore, shkruan lajmi.net.

Takimin e parë të kësaj serie e fituan veriorët, duke triumfuar ndaj 76ers me rezultatin 95:108. /Lajmi.net/