Notat e lojtarëve: Swansea 2:3 Man City – Celina më i miri tek skuadra e tij

Manchester City dhe Swansea City kanë qenë akterët e ndeshjes më interesante në Kupën FA këtë edicion.

Sport

16/03/2019 20:40

Ndeshja dhuroi plotë pesë gola, dhe shumë raste shënimi nga të dy skuadrat, shkruan lajmi.net.

Swansea befasoi kampionët e Premierligës, duke i shënuar dy gola brenda 30 minutave të parë, për të shkuar në pushim me dy gola epërsi. Golat u shënuan nga Potter dhe Celina.

Por, në 20 minutat e fundit, yjet e Pep Guardiolas dhanë maksimumin e tyre dhe përmbysën gjithçka me anë të Bernardo Silva dhe Sergio Aguero.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/