Norwich 3:2 Man City – notat e lojtarëve, Ederson ‘tmerr’

Manchester City është shokuar nga udhëtimi tek Norwich City.

Sport

14/09/2019 20:45

Kampionët në fuqi janë mposhtur me rezultatin 3:2, për të mbetur tashmë pesë pikë prapa Liverpoolit.

Në 28 minutat e para Norwich arriti që të krijonte një epërsi prej dy golave, për të vështirësuar punët e City.

Për pjesën e mbetur u realizuan edhe tre gola të tjerë, për humbjen e parë të City në këtë edicion.

Sipas ‘Sofascore’, Ederson ishte lojtari me paraqitjen më të dobët, kurse Rodri me paraqitjen më të mirë.

Më poshtë mund t’i shihni notat e lojtarëve për këtë takim. /Lajmi.net/