Njëri ndër personat më të pasur në botë po e blenë Chelsean

Siç duket Chelsea po përgatitet për një ndryshim historik.

Sport

19/03/2019 16:38

Roman Abramovich e bleu Chelsean në vitin 2003, duke e shndërruar klubin në njërin ndër më të fuqishmit në botë.

Por, kohës së maniatit rus te klubi londineze po i vije fundi, pasi ai ka gati dy vite që nuk është prezent në klub, transmeton lajmi.net.

Abramovichit po i ndalohet hyrja në Londër nga autoritete e Britanisë së Madhe, për disa shkaqe politike.

Rusi po e ka të vështirë ta menaxhojë klubin në distancë, andaj mund ta shet qysh në verën e këtij viti.

Miliarderi anglez, Sir Jim Ratcliffe është i gatshëm që t’i blejë të gjitha aksionet e Chelseas.

Klubi nga Londra konsiderohet të jetë i vlefshëm rreth 2.5 miliardë euro, ndërsa Abramovich kërkon rreth 4 miliardë. /Lajmi.net/