Një tjetër shkarkim pritet të ndodhë në Premierligë
Trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini pritet të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.
Sport
Madje raportohet se Pellegrini do të shkarkohet menjëherë në rast të humbjes në ndeshjen e ardhshme kundër Southamptonit, ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën.
The Sun raporton, se ish-trajneri i Manchester Cityt, do të mbetet përgjegjës për rezultatet e dobëta të arritura në javët e fundit nga klubi anglez.
Një humbje në St Mary’s Stadium do të sjellë fundin e aventurës së Pellegrinit, ndërsa do të bëhej trajneri i radhës që shkarkohet për një kohë të shkurtër në Premierligë, pas Pochettinos, Emery, dhe Marco Silvës të cilët kanë pasur fatin e njëjtë. /Lajmi.net/