Një lojtar i madh si Son, shënon në Ligën e Kampionëve dhe golin i dedikon Andre Gomes

Skuadra e Tottenham Hotspurit deklasoi Crvena Zvezdën në Beograd në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B në Ligën e Kampionëve

Sport

06/11/2019 23:28

Skuadra nga Londra fitoi me rezultat 0-4, ndeshje në të cilën shkëlqeu Son Heung-min.

Son shënoi dy nga katër golat e ‘Spurs’, teksa në golin e parë parë të tij, nuk harroi që t’i kërkoj edhe njëherë falje mesfushorit të Evertonit, Andre Gomesit, pas lëndimit që ia kishte shkakutar në fundjavë në Premierligë.

Për më tepër, anësorit koreano-jugor iu hoq edhe kartoni i kuq i marrë në takimin ndaj Everton. /Lajmi.net/