Një delegacion i UEFA-s viziton Kosovën, kjo është arsyeja

10:54 | 19 Maj 2019

Kosova do të vizitohet nga një delegacion i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA-s.

Delegacioni i UEFA do të vëzhgojë ecurinë e gjërave dhe projektet që po i realizon Federata e Futbollit të Kosovës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të FFK rreth kësaj vizite që do të bëhet nga ky delegacion.

19 maj, 2019 – Një delegacion i UEFA-s, të mërkurën, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kjo vizitë vjen pas takimit që drejtuesit e FFK-së patën me përfaqësuesit e UEFA-s në Budapest, e ku u diskutua e ardhmja e ligave kombëtare dhe ku u aprovua kërkesa e FFK-së për pjesëmarrjen e një klubi tjetër në garat evropiane që nga viti i ardhshëm. Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni i UEFA-s do ta shikojë gjithë rrjedhën e garave si dhe projektet që po i realizon FFK-ja dhe ato që parashikon t’i realizojë në periudhën e ardhshme. Po ashtu, delegacioni i UEFA-s, do të mbajë edhe një konferencë për media. Për kohën e konferencës mediat do të njoftohen me kohë./Lajmi.net/