Nga sot, fillon afati kalimtar në basketboll

Të hënën (sot) ka filluar afati kalimtar për basketbollistë/e. Afati kalimtar do të përfundojë të premten më 15 janar. 

Sport

11/01/2021 14:08

Në këtë afat klubet mund të regjistrojnë lojtarët vendorë apo edhe të huaj. Për basketbollistët vendorë, afati përfundon të premten, derisa lojtarët e huaj mund të regjistrohen deri 72 orë para xhiros së 22-të në Prince Caffe Superligë.

Basketbollistë vendorë pas paraqitjes së dokumenteve, mund të luajnë në xhiron e 15-të në elitë, që zhvillohet në fundjavë.

Afati kalimtar pritet të jetë mjaft interesant, pasi skuadrat kanë paralajmëruar disa përforcime me lojtarë vendorë, por edhe të huaj, duke e bërë më interesante Superligën e Kosovës, por edhe garat tjera, si Superligën e Femrave apo edhe Ligën e Parë të Meshkujve, ku klubet janë mjaft aktive për të arritur synimet që kanë./Lajmi.net/