​Nga ‘Fadil Vokrri’ deri në ‘Allianz Arena’, publikohet video motivuese e ‘Dardanëve’

‘Kosova në evropian’, është motoja e vendosur nga Federata e Futbollit të Kosovës, derisa ‘Dardanët’ nisin nesër rrugëtimin e tyre për ta arritur qëllimin e madh, kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024. Tashmë është publikuar video motivuese për lojtarët dhe tifozët që synojnë të bashkuar realizimin e kësaj ëndrre të madhe, transmeton lajmi.net. “Nga dhimbja…

Sport

24/03/2023 11:03

‘Kosova në evropian’, është motoja e vendosur nga Federata e Futbollit të Kosovës, derisa ‘Dardanët’ nisin nesër rrugëtimin e tyre për ta arritur qëllimin e madh, kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Tashmë është publikuar video motivuese për lojtarët dhe tifozët që synojnë të bashkuar realizimin e kësaj ëndrre të madhe, transmeton lajmi.net.

“Nga dhimbja në lavdi, historia ime dardane”, është titulli i kësaj video e cila sjellë një rrëfim të shkurtër të ecurisë së ‘Dardanëve’ deri në këtë pikë, me shumë vështirësi e pengesa, por me synime të mëdha e të qarta.

Izraeli do të jetë rivali i parë i Kosovës, sfidë e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/