Neymar, Mbappe, Wijnaldum: Sa para fitojnë lojtarët e PSG-së brenda çdo jave?

Mesfushori Georginio Wijnaldum u njoftua si lojtar i PSG-së. Holandezi ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Sport

10/06/2021 17:40

Wijnaldum pritej të transferohej te Barcelona, por në fund vendosi t’i ‘tradhtonte’ blaugranasit duke kompletuar kalimin në “Parkun e Princave”, përcjellë lajmi.net.

Sipas De Telegraaf, Wijnaldum do fitojë 8.6 milionë funte pa taksa në PSG. Që nënkupton 165 mijë funte brenda javës.

Fabrizio Romano kishte raportuar se oferta e PSG-së ishte më shumë se dyfishi që i kishte ofruar Barcelona 30-vjeçarit.

Por, sa krahasohen pagat e tij me lojtarët e tjerë të PSG-së?

Ja lista e plotë se sa paguhen yjet e PSG-së brenda një jave:

23.Mitchel Bakker – 20 mijë funte në javë

22.Colin Dagba – 23 mijë funte në javë

21.Danilo Pereira – 35 mijë funte në javë

20.Sergio Rico – 44 mijë funte në javë

19.Layvin Kurzawa – 79 mijë funte në javë

18.Thilo Kehrer – 83 mijë funte në javë

17.Pablo Sarabia – 87 mijë funte në javë

16.Juan Bernat – 88 mijë funte në javë

15.Rafinha – 89 mijë funte në javë

14.Abdou Diallo – 91 mijë funte në javë

13.Idrissa Gueye – 115 mijë funte në javë

12.Julian Draxler -126 mijë funte në javë

11.Ander Herrera – 138 mijë funte në javë

10.Leandro Paredes – 140 mijë funte në javë

9.Georginio Wijnaldum – 165 mijë funte në javë

8.Mauro Icardi – 168 mijë funte në javë

7.Presnel Kimpembe – 175 mijë funte në javë

6.Keylor Navas – 210 mijë funte në javë

5.Ángel Di María – 235 mijë funte në javë

3.Marco Verratti – 252 mijë funte në javë

3.Marquinhos – 252,000 funte në javë

2.Kylian Mbappé – 403,000 funte në javë

1.Neymar – 859 mijë funte në javë.

Wijnaldum fiton 165 mijë funte në javë, por është vetëm lojtari i nëntë i PSG-së më i paguar.

Pagat e Neymar janë të ‘çmendura’. Sulmuesi brazilian së fundmi ka rinovuar kontratën deri në vitin 2025.

Ai fiton më shumë se dyfishi i Mbappe. Francezi fiton rreth 403 mijë funte për javë.

PSG tani ka gjashtë lojtarë që fitojnë më shumë se 200 mijë funte në javë dhe 13 lojtarë që fitojnë më shumë se 100 mijë funte në javë./Lajmi.net/