Neuer mposht Ronaldon dhe Federerin

Portieri i Bayernit, Manuel Neuer ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Roger Federerin në çmimin si Sportisti i Europës dhe Sportisti i Vitit në tërë botën.

Sport

20/05/2015 18:34

Manuel Neuer ka fituar çmimin si Sportisti i Vitit në Europë dhe në Botë.

Gjermani ka bërë bujë të madhe duke e fituar Kupën e Botës me Gjermaninë, gjithashtu ka qenë shumë i spikatur në media përgjatë tërë vitit.

Neuer i fitoi këto dy çmime të votuara nga Asociacioni i gazetarëve të Sportit në Europë (UEPS) dhe Gazetarët e Sportit Internacional (AIPS)