Nëse i shihni këta persona, lajmëroni menjëherë policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e disa personave që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”. Sipas policisë personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen, shkruan lajmi.net. Komunikata e plotë: KËRKOHEN NGA POLICIA Personat e dyshuar…

Lajme

20/09/2024 16:17

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e disa personave që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Sipas policisë personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë:
KËRKOHEN NGA POLICIA
Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në:
Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtu
Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.
Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]
Si dhe përmes Aplikacionit Lajmëro Policinë.
Personat që kërkohen janë: /Lajmi.net/