“NËN’TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Disa posterë janë parë të jenë vendosur sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Këta posterë u vendosën kundër populizmit dhe autoritarizmit. Në këta poster është vendosur imazhi i zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e vendosur brenda një rrethi simbolik të shoqëruar me titullin “ NËN’TOKA”. Gjithashtu në fund të posterit është vendosur një…
Lajme
Disa posterë janë parë të jenë vendosur sot në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Këta posterë u vendosën kundër populizmit dhe autoritarizmit.
Në këta poster është vendosur imazhi i zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e vendosur brenda një rrethi simbolik të shoqëruar me titullin “ NËN’TOKA”.
Gjithashtu në fund të posterit është vendosur një mesazh në gjuhën angleze: “Artistët nuk duhet të mbështesin politikanët populistë dhe autoritarë”.
Deri më tani nuk ka pasur informacione se kush i ka vendosur këta posterë.
Aksioni vie pikërisht në kohën kur në vendin tonë po realizohen debate të ndryshme politike e zhvillimet janë të njëpasnjëshme sa më afër datës së zgjedhjeve të përgjithshme më 9 shkurt.
Dejohna Mihali shpesh herë është përmendur e ka qenë në fokus të kritikave. Mihali është akuzuar po ashtu se ka pasur ndikim në vendimet që merreshin në KEK, e ndër të tjerash asaj i ishin publikuar disa mesazhe të komunikimit që kishte pasur me ish-kryshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi.
Gjithashtu Mihali ishte intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale./Lajmi.net/