Nëntë vite më parë, Ryan Babel u bë lojtari i parë që gjobitet për shkak të rrjeteve sociale

Nëntë vjet më parë Ryan Babel zbuloi se sa e vështirë mund të jetë të jesh futbollist në rrjetet sociale, kur anësori i atëhershëm i Liverpoolit u bë lojtari i parë i Premierligës, që gjobotet për një postim në Twitter.

Sport

18/01/2020 09:20

Në janar 2011, Babel po luante për Liverpoolin gjatë humbjes 1-0 ndaj rivalëve Manchester United në raundin e tretë të Kupës FA.

Me Kenny Dalglish që ishte ndeshja e parë për të në stolin e Reds, pas shkarkimit të Roy Hodgson, United shkoi në avantazh me një penallti të Ryan Giggs pas vetëm dy minutash dhe Steven Gerrard u ndëshkua me të kuq në pjesën e dytë, përcjell lajmi.net.

Vendimet e Howard Webb çuan në kritika nga tifozët e Liverpoolit dhe Babeli zgjodhi Twitter të kundërpërgjigjej me një foto të Webb në një fanellë të United, me titullin, “Dhe ata e quajnë atë një nga gjyqtarët më të mirë? Kjo është një shaka”.

Babeli më vonë postoi dy tweet-a për kërkimfalje, duke postuar, “Kërkoj falje nëse ata e marrin seriozisht fotografinë time të postuar. Ky është vetëm një reagim emocional pasi humbëm një ndeshje të rëndësishme”, dhe “Na vjen keq Howard Webb!” por ishte tepër vonë.

Holandezi u akuzua për sjellje të pahijshme dhe u gjobit me 10 mijë funte për postimin në Twitter. /Lajmi.net/