Nënshkruhet kontrata mbi 10 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit në Suharekë, me vlerë mbi 10 milionë euro. Sipas tij, stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, do të ketë kapacitet prej…

Sport

11/08/2025 19:48

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit në Suharekë, me vlerë mbi 10 milionë euro.

Sipas tij, stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, do të ketë kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne.

Ai ka shtuar se shumë shpejt do të nisin punimet për këtë projekt, i cili pritet të shndërrohet në hapësirë ku sporti dhe tifozët do të bashkohen për momente të paharrueshme.