Nëna e Emiliano Sala kritikon për mos respekt skuadrën e Cardiff City

Në fillimin e vitit 2019, bota e futbollit u shokua nga lajmi për zhdukjen e Emiliano Sala.

Sport

21/03/2019 12:45

Ish lojtari i Nantes, i cili në afatin kalimtar të janarit ishte thënë të transferohej në Cardiff, përfundoi i vdekur pasi fluturimi me avionin e tij nuk shkoi siç duhet.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve tragjike, skuadra nga Premierliga ishte kujtuar që të bënte kërkesë për të mos paguar shumën e plotë që ishte paraparë për transferimin, nga skuadra e Nantes.

“Emiliano nënshkroi në sytë e shtypit, në sy të gjithsecilit, kështu që ata duhet të paguajnë” ka thënë zonja Taffarel për ‘L’Equipe’ transmeton lajmi.net.

“A e shoh këtë se shenj mos respekti për familjen? Po, mendoj kështu. Do të ishte ndryshe nëse ai nuk do të nënshkruante” ka thënë tutje nëna e të ndjerit.

“Jam e nervozuar, kjo mund të shihet. Ata nuk u kujdesën për të. Një lojtar me aq vlerë, dhe ata nuk u kujdesën ashtu siç e meritoi ai” ka thënë ndër të tjerash nëna e Emiliano Sala.

Trupi i Emiliano Sala ishte gjetur i vdekur disa javë pasi avioni i tij ishte përplasur. Bota e futbollit ishte në zi për humbjen e tij. /Lajmi.net/