Nedved: Juve mund të mbështetet tek Ronaldo për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve

Pavel Nedved është shprehur optimist për përballjet me Olympique Lyon, që e presin Juven në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/12/2019 20:00

Në Nyon të Francës, Juventus ka mësuar se përballë do të ketë skuadrën e Olympique Lyon, kurse pas kësaj, disa komente ka dhënë edhe Pavel Nedved.

Çeku beson se ‘Zonja e vjetër’ do të mund të mbështetet edhe tek Cristiano Ronaldo në këtë pikë të garave.

“Ai është një kampion dhe ai është gjithmonë aty kur kemi nevojë për të” Nedved ka thënë Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“Ai pati disa probleme dhe tani është kthyer në formë të mirë” ka shtuar tutje një herë fituesi i Topit të Artë.

Ronaldo shënoi dy gola në fitoren e Juventus 3:1, kundër Udinese, gjatë së dielës, në Serie A. /Lajmi.net/