Në rast që Liverpool nuk siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, Salah do largohet
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah nuk ka vëmendje të qëndrojë te Liverpool në rast që nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.
Sport
Salah ka qenë lojtari më i mirë i “Reds” dhe ndoshta do ta fitojë sërish Këpucën e Artë, por ekziston mundësia që “Reds” të mos përfundojnë në top katër, transmeton lajmi.net.
Liverpool ende ka distancë nga pozita e katërt në tabelë, me Manchester United, Leicester City dhe Chelsea që i kanë zënë pozitat dy, tre dhe katër.
Sipas Don Balon, Salah është duke planifikuar të largohet në rast se Liverpool vërtet dështon të përfundojë në top katër.
Egjiptiani dëshiron të luajë në garën me prestigjioze në botë edhe edicionin tjetër, derisa Real Madrid e Barcelona mbesin të interesuara për sulmuesin./Lajmi.net/