Në Bayern për tituj

Robert Lewandowski thotë se po shkon në Bayern për të fituar trofe. Sulmuesi polak e konsideron të paharrueshme periudhën që e kaloi në Dortmund, por mendon se ishte koha e duhur për të lëvizur.

Sport

20/05/2014 13:39

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski thotë se lëvizja në Bayern Munich do ta motivojë për të fituar sa më shumë trofe.

Sulmuesi polak do të largohet nga Signal Iduna Park pas katër sezonesh të sukseshëm nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp, pasi me verdh e zinjtë i fitoi dy tituj në Bundesliga dhe një DFB-Pokal.

“Objektiv imi është të fitoj dhe të koleksionoj tituj të rëndësishëm. Në Bayern, natyrisht, mundësia është më e madhe”, theksoi Lewa për tabloidin gjerman, Bild.

Bayerni e mposhti Dortmundin 2:0 në finale të Kupës të shtunën dhe Leëandoëski e pranon se ky ishte një zhgënjim i tij, pasi nuk mundi ta mbyllte eksperiencën në Dortmund me trofe.

“Pas ndeshjes, kjo dhimbte shumë. Unë doja ta lija Dortmundin me titull. Ne e fituam Bundesligën dy herë, kupën një herë dhe shkuam në finale të Ligës së Kampionëve”, vazhdoi ai.

“Ishte një periudhë e shkëlqyer, nuk do ta harroj kurrë. Por, ishte koha e duhur për ta bërë hapin e radhës”, vijoi 25 vjeçari.

“Pres shumë nga Dortmundi. Kur lojtarët e mirë u larguan, Dortmundi gjithmonë ka qenë i aftë të blejë lojtarë të rinj. Ata e menaxhojnë këtë situatë”, përfundoi ai.