ZYRTARE: Ndeshja kthyese në LK, ndërmjet Liverpoolit dhe Leipzigut do të zhvillohet në Hungari
Është caktuar lokacioni i ndeshjes ndërmjet Liverpoolit dhe RB Leipzig në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sport
Ndeshja kthyese ndërmjet Liverpoolit dhe Leipzigut do të zhvillohet në Hungari, fillimisht ishte spekuluar për zhvillimin e kësaj ndeshje në lokacione të ndryshme pas ndalimit nga Qeveria gjermane shkaku i variantit të ri të COVID-19, transmeton lajmi.net.
Qeveria gjermane ka ndaluar hyrjen e të gjitha fluturimeve nga zonat e prekura nga mutacionet COVID-19 deri të paktën më 17 Shkurt, me përjashtimet e vetme të bëra për qytetarët ose banorët gjermanë.
Fillimisht thuhej se ndeshja ka gjasa që të zhvillohet në njërin nga stadiumet e Londrës.
Tani ndeshja do të luhet në Puskas Arena në Hungari, me “The Reds” që konfirmuan lajmin në uebfaqen e klubit.
“Kryeqyteti hungarez do të jetë nikoqir i takimit ndërmjet Liverpool dhe RB Leipzig, në Puskas Arena të martën 16 Shkurt pasi rregulloret anti-COVID-19 në Gjermani parandalojnë “The Reds “të jenë në gjendje të zhvillojnë ndeshjen në Red Bull Arena”, thuhet në komunikatën e klubit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Anfield të mërkurën më 10 Mars./Lajmi.net/
Our first-leg tie with @RBLeipzig_EN will be played at the Puskas Arena. #LFC | #UCL
— Liverpool FC (@LFC) February 7, 2021