Ndahet çifti Blero-Teuta?

Çifti i njohur Teuta Krasniqi dhe Blerim Muharremi – Blero, thuhet se janë shkurorëzuar. Burime të KosovaPress brenda Gjykatës bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë dhënë fund martesës së tyre, të paktën sipas letrave. Sipas procedurave, të dy janë pajtuar që t’i japin fund martesës dhe tashmë e kanë nënshkruar. I kontaktuar nga…

ShowBiz

23/02/2014 13:45

Çifti i njohur Teuta Krasniqi dhe Blerim Muharremi – Blero, thuhet se janë shkurorëzuar. Burime të KosovaPress brenda Gjykatës bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë dhënë fund martesës së tyre, të paktën sipas letrave.

Sipas procedurave, të dy janë pajtuar që t’i japin fund martesës dhe tashmë e kanë nënshkruar. I kontaktuar nga KosovaPress, Blero e ka mohuar një gjë të tillë.

“Kjo është e re për mua, nuk është aspak e vërtetë, disa fjalë qarkullojnë por tash çfarë të bëjmë, ne njerëzve nuk mund të ju mbyllim gojën, sot po e dëgjoj këtë”, ka thënë ai.

I pyetur se në përkujdesje të kujt ka mbetur vajza dhe a kanë përfunduar procedurat e shkurorëzimit, ai nuk pranon të flet për to. “Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë ai.

Por, edhe njerëz të afërt me ta flasin për ndarjen e tyre, madje bëjnë me dije se Tara, vajza e tyre, ka mbetur nën kujdesin e së ëmës.