BBVK 5 nis më 30 tetor, mbi 20 banorë pritet të hyjnë në shtëpi që natën e parë
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova, BBVK 5 pritet të nisë zyrtarisht më 30 tetor 2026, ndërsa këtë sezon pritet të sjellë një risi në format, me më shumë se 20 banorë që do të hyjnë në shtëpi që natën e parë. Ndërkohë, në një listë që po qarkullon në media, janë publikuar…
ShowBiz
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova, BBVK 5 pritet të nisë zyrtarisht më 30 tetor 2026, ndërsa këtë sezon pritet të sjellë një risi në format, me më shumë se 20 banorë që do të hyjnë në shtëpi që natën e parë.
Ndërkohë, në një listë që po qarkullon në media, janë publikuar emrat e 22 personazheve që përfliten si banorë të mundshëm të këtij edicioni, raporton lajmi.net
Lista përfshin emra të njohur të skenës muzikore dhe personazhe të tjerë të njohur për publikun.
Sipas listës, emrat që po përfliten për pjesëmarrje në BBVK 5 janë:
Ensar Elshani – Fuego
Nora Tushi
Arlinda Morina – Liki
Fero
Behare Maksutaj
Valdet Haziri
Edita Abazi
Fatjone Krasniqi
Rron Isufi
Olga Grigoreva
Vjollca Haxhiu
Adrian Karanderi
Dion Mala
Klejda Mugaj
Sharr Braina
Antoneta Kuci
Bejta
Fатlum Dreshaj
Bleon Krasniqi
Shqiponja Mustafaj
Nichi
Anjeza Gubetini

Hyrja e mbi 20 banorëve që në natën e parë do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm për formatin, duke sjellë që nga fillimi më shumë dinamika, përballje dhe mundësi për krijimin e aleancave mes konkurrentëve.
Megjithatë, emrat e publikuar deri më tani mbeten pjesë e listës së personazheve që përfliten, dhe pjesëmarrja e tyre duhet të konfirmohet zyrtarisht nga produksioni.
Tashmë, vëmendja e publikut është përqendruar te nisja e sezonit të ri, teksa pritet të mësohet se cilët do të jenë banorët që do të hyjnë përfundimisht në shtëpinë më të famshme në Kosovë./Lajmi.net/