Napoli i bashkohet garës për Pjanic

Mesfushori Miralem Pjanic bashkë me Samuel Umtitin dhe Alex Collado janë lojtarët që trajneri Ronald Koeman nuk i do në skuadër.

Sport

22/08/2021 22:00

Barcelona ia ka bërë të qartë se duan t’i shesin, por skuadrat e tjera nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton lajmi.net.

Derisa, “Camp Nou” shihet si derë e mbyllur, Pjanic e ka bërë prioritet rikthimin në Seria A.

Juventus ishte opsioni kryesor, mirëpo meqenëse “Zonja e Vjetër” nuk po mundet ta largojë Ramsey, situatë është mjaftë e komplikuar për rikthimin e boshnjakut.

Tani, sipas Corriere dello Sport, garës për Pjanic pos Romës dhe Fiorentinas, i është bashkuar edhe Napoli.

Skuadra italiane dëshiron ta huazojë, derisa trajneri Luciano Spalleti thuhet se edhe e ka telefonuar për t’ia shpjeguar projektin që ka.

Barcelona është e hapur ta largojë, derisa fjala e fundit do t’i takojë lojtarit./Lajmi.net/