Musacchio paralajmëron Inter: Milan nuk ka frikë nga asnjë

Skuadra e Milanos, e udhëhequr nga forma e jashtëzakonshme e Krzysztof Piatek, po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

Sport

15/03/2019 23:45

Fitoret e fundit të ‘rosonerëve’ në Serie A duket se kanë rritur shumë besimin dhe pritshmëritë brenda skaudrës.

Kjo gjë mund të vërtetohet edhe nga deklarata e Mateo Musacchio i cili ka thënë se Milan nuk ka frikë nga askush, duke paralajmëruar kështu skuadrën e Inter.

“Është një javë speciale. Po punojmë mirë. Jemi përgatitur mirë për këtë takim. Derbi është një ndeshje që dallon nga të tjerat” ka thënë fillimisht mbrojtësi, transmeton lajmi.net.

“E dimë se duhet të fitojmë patjetër. Duhet të ruajmë pozitën në tabelë. Nuk frikësohemi nga asnjë” ka thënë tutje ai.

Argjentinasi është rikthyer në formacionin e Gennaro Gattuso, ku mungoi për një kohë të gjatë, dhe po regjistron paraqitje të mira. /Lajmi.net/