Muja u kërkon falje tifozëve të Dritës për rastin e humbur në fund ndaj Feyenoordit

Skuadra e Dritës është eliminuar nga Liga e Konferencës.

Sport

29/07/2021 23:40

Drita është mposhtur 3-2 nga Feyenoordi duke u eliminuar kështu nga Conference League, shkruan lajmi.net.

Krejt në fund të ndeshjes një rast fantastik për gjilanasit e lëshoi futbollisti Arbnor Muja.

Muja ka reaguar menjëherë pas ndeshjes duke u kërkuar falje tifozëve të Dritës përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Arbnor Mujës pa ndërhyrje

Të dashur Intelektualë dhe ju sportdashës, faleminderit për përkrahjen tuaj në çdo moment, iu jam falënderues gjithë jetën, desha të ju kerkoj falje për rastin e humbur, por ne eleminohemi me kokën lartë, ju premtoj një gjë, ky është vetëm fillimi. /Lajmi.net/