Mourinho transferon yllin e madh nga Real Madrid (FOTO)
Jose Mourinho kërkon një futbollist të rëndësishëm të Real Madridit në Manchester United.
Merkato
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Casemiro, gjatë afatit kalimtar të verës.
E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Mourinho do të bëjë përpjekje për blerjen e Casemiros, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.
Kjo nuk do të jetë aspak e lehtë marrë parasysh se ish futbollisti i Portos është një anëtar i rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Zinedine Zidane. /Lajmi.net/