Mourinho krahason Mbappe me këtë legjend të futbollit

Jose Mourinho ka krahasuar "lojtarin vërtet të veçantë" sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe me legjendën e Brazilit Ronaldo, duke pretenduar se të dy lojtarët i bënë menaxherët kundërshtarë "të frikësohen".

Sport

03/11/2019 16:48

Mbappe shënoi golin e tij të pestë në kampionat, pasi skuadra e tij pësoi humbje tronditëse 2-1 në Dijon të premten, pasi kishte shënuar një het-trik në Champions League kundër Club Brugge vetëm një javë më parë.

Dhe Mourinho ka mbetur i impresionuar nga forma e 20 vjeçarit, përcjell lajmi.net.

“Cilësitë e Mbappe janë absolutisht të jashtëzakonshme”, i tha Mourinho Telefoot. “Stili i tij i lojës, çfarë mund të bëjë ai në një lojë futbolli, është vërtet e veçantë”.

“Dhe ju duhet të jeni vërtet të veçantë dhe të keni cilësi unike në futboll. Kur shikoni specifikën e cilësive të tij, ai është me të vërtetë i ndryshëm nga lojtarët e tjerë”.

“I vetmi lojtar që vjen në kujtesën time për ta krahasuar është Ronaldo Nazario. Ata janë lojtarë me cilësi unike. Kur luani kundër tyre, keni frikë”, tha portugezi. /Lajmi.net/