Mourinho flet shumë

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Manchester City i Manuel Pellegrinit duhet të përqendrohet në garën për titull në Premierligë ku për rival kryesor ka Chelsean e Jose Mourinhos. Dhe, pikërisht Special One ka qenë cak i një sulmi nga mesfushori i Cityt, Yaya Toure. “Mourinho flet shumë, ndoshta e di se kjo i pëlqen…

Sport

13/03/2014 19:10

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Manchester City i Manuel Pellegrinit duhet të përqendrohet në garën për titull në Premierligë ku për rival kryesor ka Chelsean e Jose Mourinhos.

Dhe, pikërisht Special One ka qenë cak i një sulmi nga mesfushori i Cityt, Yaya Toure.

“Mourinho flet shumë, ndoshta e di se kjo i pëlqen medieve angleze. Flet shumë dhe flet për të gjithë. Duhet të ketë respekt më të madh ndaj kolegëve dhe kundërshtarëve”, deklaroi Toure.

“Ndoshta për këtë arsye gjatë kohës sa ishte në Real Madrid kishte humbur gjithmonë duelet me Barcelonën”.

Ylli i Bregut të Fildishtë komentoi edhe pjesën e mbetur të sezonit.

“Tani pas eliminimit nga Evropa duhet të përqendrohemi në Premierligë dhe kemi kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar fizikisht pas secilit duel. Por, nuk duhet dyshuar se Chelsea, Arsenal dhe Liverpool janë kundërshtar të rrezikshëm që meritojnë vëmendje”.