Mourinho: Dështova për shkak të Ronaldos

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se arsyeja që ai nuk arriti të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve me Real Madridin ishte Cristiano Ronaldo.

Sport

15/09/2014 10:50

Mourinho ka thënë se triumfi i Ligës së Kampionëve për të varej nga Ronaldo, i cili e humbi penaltinë në gjysmëfinalen e zhvilluar kundër Bayernit, tre sezone më parë.

“Unë kam triumfuar dy herë në Ligën e Kampionëve, dhe një gjë e tillë më bën mua ‘Special One”.

“Unë kam qenë disa herë në gjysmëfinale të kësaj gare, ndërsa disa humbje janë vështirë për tu pranuar”.

“Humbja ndaj Liverpooilit në vitin 2005 erdhi për shkak të një goli i cili nuk ekzistoi. Humbja në penalti me skuadrën e Bayernit është një tjetër humbje të cilën unë nuk mund ta pranoj”.

“Ronaldo ishte zgjedhja ime e parë për këto penalti, mirëpo ai e humbi atë”, përfundoi Jose Mourinho për TVI24.