Mot i nxehtë dhe me diell të enjten, temperaturat deri në 36 gradë
Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së enjte, 30 korrik. Sipas parashikimit të motit, temperaturat do të vazhdojnë të rriten, duke sjellë një ditë të nxehtë në të gjithë vendin, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale…
Lajme
Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së enjte, 30 korrik.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat do të vazhdojnë të rriten, duke sjellë një ditë të nxehtë në të gjithë vendin, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 36 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht e dobët, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë, ndërsa në disa zona gjatë orëve të pasdites mund të ketë erëra lokale.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kenë kujdes të veçantë ndaj të moshuarve dhe fëmijëve për shkak të temperaturave të larta./lajmi.net/