Turqia përfshihet nga zjarret e mëdha, mbyllet një autostradë e evakuuohen dhjetëra banorë

Një zjarr i madh ka përfshirë hapësira pyjore në disa zona të Turqisë, duke përfshirë edhe provincën Mugla. Si pasojë e zjarreve të fuqishme dhe tymit të dendur, është mbyllur për qarkullim edhe autostrada Fethiye-Antalya. Sipas autoriteteve turke, deri më tash është intervenuar në evakuuimin e 43 familjeve dhe 65 qytetarëve. Gjithashtu, një zjarr pyjor…

Bota

29/07/2026 18:47

Një zjarr i madh ka përfshirë hapësira pyjore në disa zona të Turqisë, duke përfshirë edhe provincën Mugla.

Si pasojë e zjarreve të fuqishme dhe tymit të dendur, është mbyllur për qarkullim edhe autostrada Fethiye-Antalya.

Sipas autoriteteve turke, deri më tash është intervenuar në evakuuimin e 43 familjeve dhe 65 qytetarëve.

Gjithashtu, një zjarr pyjor ka shpërthyer edhe në distriktin e Edremit të Balıkesirit dhe në rrethin e Alanyas.

Intervenimet për shuarjen e flakëve po bëhen nga toka dhe ajri.

Autoritetet turke kanë thënë se erërat e forta po pengojnë dhe vështirësojnë ekipet për të shuar zjarret.