Moratti e refuzoi shkëmbimin

Atëherë kur pritej vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, dështoi gjithçka. Inter i ra pishman dhe u tërhoq nga shkëmbimi i mesfushorit Fredy Guarin me sulmuesin e Juventusit, Mirko Vucinic. Pas dy ditësh bisedimesh, klubet kishin mbetur për të finalizuar vetëm edhe detajet e fundit, mirëpo në fund erdhi lajmi se Inter u tërhoq pas vendimit nga…

Sport

22/01/2014 07:00

Atëherë kur pritej vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, dështoi gjithçka.

Inter i ra pishman dhe u tërhoq nga shkëmbimi i mesfushorit Fredy Guarin me sulmuesin e Juventusit, Mirko Vucinic. Pas dy ditësh bisedimesh, klubet kishin mbetur për të finalizuar vetëm edhe detajet e fundit, mirëpo në fund erdhi lajmi se Inter u tërhoq pas vendimit nga presidenti i ri Erick Thohir.

Mirëpo, sipas Sky Sport, vendimin e mori ai i ‘vjetri’, Massimo Moratti. Sipas ekspertit të tregut të futbollistëve, Gianluca di Marzio, Moratti e këshilloi Thohirin të mos e realizojë shkëmbimin pasi besonte se ai do të favorizonte Juventusin.

Vucinic dhe Guarin ishin shumë pranë shkëmbimit

Lajmi u konfirmua edhe nga drejtori i Interit, Fassone i cili deklaroi: “Mungesë e komunikimit, pasi kemi bashkuar mendimet, erdhi vendimi”.