Modelja shqiptare triumfon në ‘Best model of the world’

Modelja shkodrane Margaret Shllaku ka qenë pjesmarrëse në konkursin “Best Model of the World 2017” ku ka triumfuar me një ndër çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes.

ShowBiz

18/12/2017 16:31

Ajo është vlerësuar me çmimin “Best Fotomodel of the World” për vitin 2017 ndërkohë që arriti në 5-shen e vajzave më të mira. Margaret ka shprehur emocionet e saj përmes një postimi në llogarinë personale të Intagramit ku ka falenderuar të gjithë ata që e ndihmuan të arrijë deri aty.
Eventi vjetor i bukurisë është mbajtur mbrëmjen e kaluar në Paris ku konkurruan modele nga 35 vende të ndryshme të botës./lapsi