Minamino kalon te Southamptoni

Liverpooli dje në orët e vona të mesnatës ka konfirmuar largimin e Takumo Minamino në formë huazimi te Southampton.

Sport

02/02/2021 08:09

Minamino nuk ia doli ta bind klubin anglez, andaj “Reds” pranuan propozimin për ta larguar te Southampton, transmeton lajmi.net.

“Sulmuesi Takumi Minamino i bashkohet Southampton në formë huazimi për vazhdimin e edicionit 2020-21”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Minamino zhvilloi 31 ndeshje dhe ka shënuar katër gola që prej kalimit në “Anfield”./Lajmi.net/