Milwaukee, Boston dhe Rockets e nisin me fitore rrugëtimin në ‘Play Off’, humb Oklahoma

Ka vazhduar edhe mbrëmë spektakli në NBA, kur janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës ‘Play Off’.

Sport

15/04/2019 08:13

Houston Rockets, Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics kanë përjashtuar çdo befasi duke vazhduar formën e mirë të paraqitur në sezonin e rregullt.

Oklahoma City Thunder në anën tjetër është mposhtur nga Portland Trail Blazers në një prej çifteve më të paparashikueshme për fituesin.

Houston Rockets kanë fituar me rezultatin 122:90 ndaj Utah Jazz, në një ndeshje ku ka shkëlqyer James Harden me 29 pikë të shënuara, shkruan lajmi.net.

Detroit Pistons kanë përjetuar ‘ferrin’ në ndeshjen e parë kundër Bucks, duke pësuar me rezultatin 121:86, në një ndeshje ku shkëlqeu Antetokounmpo, me 24 pikë të shënuara.

Boston Celtics ashtu siç pritej triumfoi në ndeshjen kundër Indiana Pacers, me rezultatin 84:74, shkruan lajmi.net.

Kurse, në duelin mes Portland Trail Blazers dhe Oklahoma City, fitore regjistruan Blazers duke triumfuar me rezultatin 104:99.

Befasi të mëdha pati edhe në ndeshjet e para siç ishte humbja e Philadelphia 76ers. Duket se ky edicion në ‘Play Off’ do të jetë më i paparashikueshmi.  /Lajmi.net/