Milot Rashica shënon  tjetër gol para ndeshjeve të Kosovës

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar edhe një gol duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.

Sport

17/03/2019 14:16

Werder Bremen pritet të regjistrojë edhe një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të Bundesligës, kundër Bayer Leverkusen.

Aktualish, Bremen po udhëheq me rezultatin 2:0. Goli i dytë në këtë takim erdhi nga kosovari Rashica, shkruan lajmi.net.

Ishte fillimisht Max Kruse ai që kaloi mysafriët në epërsi, pastaj i njëjti asistoi për Milotin që ky i fundit ta tundi rrjetën.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e shënuar nga Milot Rashica, ndaj Leverkusen. /Lajmi.net/