Milan siguron pjesëmarrjen në LK, mposht Atalantan

AC Milan ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.

Sport

23/05/2021 22:44

“Rossonerët” mposhtën në udhëtim Atalantan me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Ishte mesfushori Franck Kessie, që doli të jetë ylli i ndeshjes duke shënuar dy herë nga penallti (43′, 90+2′).

Pas kësaj fitore, Milan siguron pjesëmarrjen në LK duke u renditur në pozitën e dytë me 79 pikë, një më shumë se Atalanta që zë vendin e tretë me 75 sosh.

Ndërkohë, edhe Juventus u kualifikua falë barazimit të Napolit./Lajmi.net/