Milan nuk e shfrytëzon mundësinë për kualifikim në LK, barazon me Cagliarin

AC Milan nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e artë për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve duke barazuar me Cagliarin.

Sport

16/05/2021 22:41

Me një fitore ndaj Cagliarit, “Rossonerët” do kualifikoheshin, mirëpo barazuan pa gola, shkruan lajmi.net.

Milan dominuan në të gjitha aspektet, por nuk i konkretizuan rastet.

Kurse, Cagliari kishte vetëm disa gjuajtje në portë duke përfituar nga kundëraksionet.

Kësisoj, Milan rikthehet në pozitën e tretë me 76 pikë dhe ndeshja e radhës ndaj Atalantas do jetë vendimtare për kualifikimin në LK.

Ndërsa, me këtë barazim, Cagliari renditët në pozitën e 16-të me 37 pikë./Lajmi.net/