Milan dhe Donnarumma pranë arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës

Milan thuhet se janë në prag të arritjes së një marrëveshje me portierin Gianluigi Donnarumma, rreth vazhdimit të kontratës.

Sport

01/12/2020 16:57

SportMediaset raporton se të dy palët janë afër marrëveshjes për kushtet e kontratës së re, përcjell lajmi.net.

21 vjeçari mund të nis negociata nga janari i vitit 2021, por duket se ai është i vendosur të qëndrojë te Milan, të cilët janë në krye të Serie A, pas nëntë ndeshjeve.

Raportohet se Donnaruma ka kërkuar tetë milionë euro në sezon dhe një kontratë tri vjeçare, ndërsa Milani ka ofruar kontratë katër vjeçare, me pagë prej shtatë milionë euro në sezon.

Pas diskutimeve të fundit, hendeku mes palëve është minimal, dhe marrëveshja e re është pranë nënshkrimit./Lajmi.net/