Miami shkon në 2:0 kundër Boston Celtics, në finalet e konferencës lindore

Miami Heat ka marrë kontrollin total në finalet e konferencës lindore në NBA.

Sport

18/09/2020 16:15

Skuadra nga Florida ka shënuar fitore 101:106, kundër skuadrës së Boston Celtics, shkruan lajmi.net.

Pasi qëndruan më keq në dy çerekët e parë (31:28, 29:19), Heat u kthyen furishëm në çerekun e tretë, me rezultatin 17:37.

Çereku i katërt i takimit përfundoi me rezultatin 24:22, duke bërë që rezultati final të ishte 101:106.

Më të dalluarit në radhët e Heat në këtë ndeshje ishin Duncan Robinson dhe Jimmy Butler.

Heat tashmë prijnë 2:0 në serinë ku kërkohen katër fitore për të shkuar në finalen e madhe. /Lajmi.net/