Messi superior krahasuar me Ronaldon: 109 ndeshje të argjentinasit pa gol e barazojnë me CR7

Lionel Messi është superior krahas Cristiano Ronaldos, në rast se krahasojmë golat e shënuara për ndeshje.

Sport

21/09/2019 10:45

Messi dhe Ronaldo padyshim se do të mbyllin karrierat e tyre si dy lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, por dallimet e tyre janë të mëdha.

Dyshja e paprekur për një dekadë kanë pasur në konkurrencë vetëm njëri tjetrin, për të shfaqur një nga rivalitetet më të mëdha në futboll.

Messi e Ronaldo janë shumë të mirë në aspektin e golave të shënuara, por argjentinasi qëndron larg më mirë se rivali i tij.

Nëse Leo Messi dështon të shënoj gol në 109 ndeshjet e tij të ardhshme, ai akoma do të ishte i barabartë me Ronaldon në numrin e golave për ndeshje, përcjell lajmi.net.

Me statistikat aktuale, Ronaldo qëndron në 695 gola në 966 ndeshje, që përktheht si 0.72 gola për ndeshje.

Në anën tjetër, i jashtëzakonshmi i Barcelonës, Messi, regjistron 671 gola në 823 ndeshje, që ndryshe përkthehet si 0.82 gola për ndeshje.

Aktualisht, Messi duket superior krahas portugezit. Duke pasur parasysh se ai është dy vite më i ri, mund të themi se ka gjasa të mëdha që ta përmirësojë akoma më shumë rekordin dhe diferencën. /Lajmi.net/